Hidroteknikë

Departamenti i Hidroteknikës është një ndër departamentet më prominente të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, në të cilin ofrohen programet studimore të nivelit Baçelor (BSc) dhe Master (MSc).

Programet studimore të të dy niveleve janë bashkëkohore dhe me një kurrikulë të dizajnuar në përputhje me kërkesat e tregut të punës. Programet ofrojnë njohuri dhe shkathtësi për profesionistët e rinjë, për të zgjidhur problemet komplekse në fushën e ujërave.

Departmenti i Hidroteknikës, pos këtyre programeve studimore që ofrohen në vazhdimësi,  ka filluar me përgaditjet për implementimin e Programit Master (MSc) në gjuhën angleze, në Integrated Water Resources Management, të financuar nga Qeveria Zvicerane.

Stafi akademik i Departamentit të Hidroteknikës është i përkushtuar në mësimdhënie, hulumtime shkencore, bashkëpunim me akterët të shumtë në fushën e Hidroteknikës si dhe shërbime ndaj institucioneve të shumta vendore.