Inxhinieri e ambientit

Inxhinieria e Ambientit investon në karrierën dhe ardhmërinë tuaj, duke konsideruar se zhvillimi juaj profesional është prioriteti ynë.

Programi Inxhinieri e Ambientit shkon përtej të qenit vetëm inxhinieri teknike. Inxhinieria dhe Ambienti nuk janë kundër njëra tjetrës, por ato bashkë ofrojnë zgjidhje.  Kurrikula e Inxhinierisë së Ambientit ofron një përmbajtje multidisiplinare duke synuar në zhvillim dhe qëndrueshmëri të programit, bazuar edhe në kërkesat e tregut.

Inxhinieria e Ambientit si inxhinieri e së ardhmes, tash, më shumë se kurrë ka potencial për të pasur ndikim të madh në ambient. Strategjia e programit Inxhinieri e Ambientit është që të ofrohet edukim i qartë duke krijuar kushte: për të qenë të hapur ndaj ideve të reja, për kreativitet, për t’u angazhuar për mësim gjatë gjithë jetës dhe për të qenë të qëndrueshëm.

Programi Inxhinieri e Ambientit, gjithmonë shihet si një hap fillimi, por i vazhdueshëm dhe sistematikisht i përditësuar.