Misioni dhe Vizioni

Misioni i Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit mbështetet në Misionin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”. Për të përmbushur misionin e tij Fakulteti mbështetet në Statutin e UP-së, aktet tjera normative e ligjore në fuqi si dhe në rregulloret e brendshme.

Misioni i Fakultetit është, arsimimi, përvetësimi i njohurive, aftësive, vlerave, përgatitja shkencore dhe profesionale e kuadrove në fushat e Inxhinierisë së Ndërtimit për avancim të mëtejmë hulumtues, shkencorë si dhe për tregun e punës si vendor ashtu edhe ndërkombëtar.

Për përmbushjen e misionit të FIN-së si njësi akademike e UP-së, angazhohet menaxhmenti, personeli akademik, administrata dhe studentët duke siguruar ambiente dhe kushte që studentët të arrijnë aftësitë sipas programeve të studimeve duke respektuar rregullat dhe parimet e hapësirës Evropiane të Arsimit të Lartë.

Arritja e misionit të FIN-së kërkohet përmes:

  • Rritjes së vazhdueshme të cilësisë së mësimdhënies dhe mësimnxënies.
  • Freskimit të vazhdueshëm të programeve të studimeve të ofruara.
  • Avancimi i kërkimeve dhe hulumtimeve shkencore në nivele ndërkombëtare.
  • Ngritja e kapaciteteve të Laboratorëve për fushat profesionale shkencore.
  • Rritjes së cilësisë për shërbimet e studentëve.
  • Përmirësimit dhe rritjes së kapaciteteve të stafit akademik dhe ambienteve të mësimit.
  • Promovimi dhe rritja e standardeve të cilësisë për programet e studimeve.

Fushë veprimtaritë e Fakultetit, janë zhvillimi i aktiviteteve Akademike, mësimdhënia, hulumtimet shkencore dhe të tjera, të mbështetura në programet e akredituara të studimeve në fushat e inxhinierisë së Ndërtimit për nivele Baçelor dhe Master shkencore dhe profesional sipas procesit të Bolonjës.

Ndërkombëtarizimi i Fakultetit përmes pjesëmarrjes në projekte ndërkombëtare, bashkëpunimi i ndërsjellë me institucionet relevante në projektet hulumtuese, publikimet shkencore në revista kredibile, kongrese dhe konferenca ndërkombëtare, mobliliteti i mësimdhënësve dhe studentëve janë përkushtime të përhershme të Institucionit.

Qëllimi i Fakultetit, përputhet me misionin e Institucionit edhe përmes aktiviteteve, përkatësisht programeve të studimit të tij që mëton arritjet më të larta shkencore dhe profesionale duke qenë lider në fushat e inxhinierisë së ndërtimit.

Vizioni i Fakultetit si institucion i lartë i arsimit është përsosja e aktiviteteve të saja në mësimdhënie dhe mësim nxënie duke siguruar plasman të kuadrit i cili do të jetë i përgatitur të i përgjigjet më së miri kërkesave të trendëve të zhvillimeve shkencore dhe inxhinierike.

Përcjellja e arritjeve shkencore, zhvillimit të fushave të inxhinierisë së ndërtimit në shkallë ndërkombëtare do të jenë detyra parësore për stafin akademik, studentët dhe institucionin.