Studentët

UNIVERSITETI I PRISHTINËS
“HASAN PRISHTINA”
FAKULTETI I INXHINIERISË SË NDËRTIMIT

Universiteti i Prishtinës ka të përcaktuar mirë Filosofine e Edukimit, Mësimit, Studimit dhe Hulumtimeve për Studentët. Kjo Filozofi për Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit është e thjesht dhe mbështetet në bazamente shkencore dhe në mënyrën sa më të avansuar të transmetimit deri te Studenti.

Studentët janë pjesa më integrale e Universitetit përkatësisht Fakultetit. Si të tillë ata janë në fokus të të gjithë aktivitetit Institucional. Në Universitetin e Prishtinës Studenti merr statusin e tij në momentin kur plotësohen kriteret sipas Statutit.

Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit ka rolin kryesor në mësimdhënie dhe mësimnxënie, ku gjatë gjithë kohës do të bëjë përpjekje që Studenti të jet në qendër të vëmendjes. Në institucionin tonë Arsimor organizohen programe të studimeve të niveleve Baçelor dhe Master shkencorë nga fushat e Konstruksioneve, Hidroteknikës, Gjeodezisë, Inxhinierisë së Ambientit dhe MIRU.