Puna e studentëve

Kontributi i studentëve në bashkëpunimin në mes të MKRS dhe FN

Bazuar në Marrëveshjet për bashkepunim në mes të Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit (MKRS) dhe Univeritetit të Prishtinës (UP) përkatësisht Fakultetit të Ndërtimtarisë (FN), është  organizuar grupi punues me një numër të konsiderueshem të Stafit akademik si dhe numër të konsiderueshëm të Studentëve të nivelit Master me qëllim të një analize për gjendjen aktuale të objekteve në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Takimi i parë dhe fillimi i punës për grupin e studentëve dhe stafit akademik ka filluar më datën 01/07/2021 në Prekaz.

Studentët kanë qenë nga Fakulteti i Ndërtimtarisë,dega Konstruksioneve dhe Gjeodezi.

Studentët pjesmarrës ne këtë projekt kanë qenë të gatshëm për punë dhe shumë ambicioz , duke e marrë parasysh se ata i forcuan edhe më shumë përvojën në këtë lëmi, përvojë kjo që nuk mundet të përsëritet shpesh.

Në grupin punues kanë qenë pjesmarrës tetë student, ku pas disa vizitave dhe takimeve është bërë shpërndarja e detyrave dhe janë mbledhur të dhënat deri në përpilimin e raportit përfundimtarë.

Po ashtu në marrëveshjen prap në mes të MKRS dhe UP, përkatësisht FN, është organizuar grupi tjetër punues në të cilin kanë qenë pjesmarrës prap Studentët por në numër më të reduktuar. Kontributi i Studentëve ka qenë i konsiderueshëm në përpilimin e plan propozimit të sanimit të përkohshëm të objektit nr 4, në kompleksin në Prekaz.