Takim mes menaxhmentit the stafit të FIN, dhe përfaqësuesve të korporatës Vermeer, nga Iowa, Shtetet e Bashkuara të Amerikës

05 Prill 2024
SHARE

Me datë 04 Prill 2024, në ambientet e Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, u mbajt takim mes menaxhmentit the stafit të FIN, dhe përfaqësuesve të korporatës Vermeer, nga Iowa, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me ndërmjetësimin e Ministrisë të Punëve të Jashtme dhe Konsulatës të Republikës së Kosovës në Iowa.

Takimi synonte hapjen e rrugëve të komunikimit dhe bashkëpunimit mes FIN dhe Vermeer, dhe diskutime për kontributin potencial të korporatës në Kosovë. Korporata synon që të sjell inovacion dhe teknologjitë e fjalës së fundit në Kosovë, së bashku me ekspertizën e nevojshme për zhvillimin e kuadrove Kosovare. FIN, si institucion lider në Inxhinierinë e Ndërtimit në vend, është I gatshëm për bashkëpunim dhe për të krijuar programe dhe projekte të veçanta që do të ndihmojnë në arritjen e këtyre synimeve dhe avancimin e studentëve dhe profesionistëve të rinjë në Kosovë.

Takimi ishte shumë I suksesshëm dhe palët dolën me ide dhe marrëveshje për bashkëpunim të mëtutjeshëm.