Bursa, Fondacioni "Nexhmedin Kusari" - Për studentët e FIN

17 Prill 2024
SHARE

Njoftojmë studentet e FAKULTETIT TE INXHINIERISË SË NDËRTIMIT, se Fondacioni “Nexhmedin Kusari - Daka” ofron mbështetje për studentët, bursa për studime të rregullta në të gjitha programet e studimeve.

Fondacioni ofron 10 Bursa për studentët e rregullt të programeve të studimeve në nivelin Bacelor dhe 5 Bursa për studentët e rregullt të programeve të studimeve Master.

Paraqitja e dokumentacionit të nevojshëm, dëshmia e studimeve të rregullta – transkripti i notave, vërtetimi i studentit të rregullt, deklarata individuale që studenti nuk është përfitues i ndonjë nga bursat e dhëna nga institucionet dhe organizatat e vendit.

Kriteret e vlerësimeve:

  • Nota mesatare e arritur e studimeve nga provimet e kaluara.
  • Student i rregullt në programet e studimeve të FIN.

Paraqitja e dokumentacionit te aplikimit:

  • Nga 17 deri 22 prill 2024,
  • Dokumentacioni i përgatitur dorëzohet ne zyrën 400.
  • Shpallja e rezultateve me date 23 prill 2024.