Fetah Jagxhiu

Fetah Jagxhiu

Profesor

Nr.kontaktues:

//

Email: //

Fetah JAGXHIU (1937-2023). Prof. Dr. Lindi ne Prizren. Shkollimin fillor dhe te mesëm i përfundoj ne vendlindje. Studimet i vazhdoj ne Fakultetin e Ndërtimtarisë në Universitetin e Zagrebit (1957-1963). Në vitin 1963 filloj punën si asistent në Shkollën e Lartë Teknike në Prishtinë, respektivisht në 1965 si Fakulteti Teknik në Prishtinë, asistenti i parë shqiptar. Në tetor të vitit 1965 regjistrohet në studime pasdiplomike në Universitetin e Zagrebit dhe në vitin 1970 i përfundoj studimet e Magjistraturës. Në të njëjtin vit, sipas u zgjodh në thirrjen universitare Docent për dy lëndë: Mekanika dhe Rezistenca e Materialeve. Në tetor të vitit 1971 u zgjodh dekan i Fakultetit Teknik. Në vitin 1977 paraqet tezën e Doktoratës në UP, Prishtinë. Në vitin 1978 qëndroi në studime shkencore në Universitetin Politeknik të Krakovit në Republikën e Polonisë. Në vitin 1982 mbron tezën e Doktoratës në Prishtinë. Në vitin 1982 zgjedhet në thirrjen Prof. inordiner, ndërsa në vitin 1987 zgjedhet në thirrjen Prof. ordiner. Në vitin 1991 zgjedhet Dekan i Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës deri në tetor të vitit 1994. Në tetor 1994, kryetar i Senatit të Universitetit të Prishtinës deri në vitin 1998. Profesori Fetah ka lënë prapa jetës së tij tekste mësimore, punime shkencore dhe kontribute të çmuara për fushat e Inxhinierisë së Ndërtimit dhe veçanërisht për shkencat teorike të mekanikës dhe të rezistencës së materialeve. Si mësimdhënës dhe kontribuues i Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe Universitetit të Prishtinës ai ishte i vlerësuar me shumë mirënjohje, lëvdata, diploma dhe falënderime.