Qani Kadiri

Qani Kadiri

Profesor

Nr.kontaktues:

//

Email: //

Qani KADIRI (1963-2021). Inxhinier i Ndërtimtarisë, Profesor Universiteti. Lindi më 08.02.1963 në Rahovec. Shkollimin fillor dhe atë të mesëm e përfundoi në Rahovec. Në vitin 1981 regjistrohet në Fakultetin Teknik - seskioni i Ndërtimtarisë, drejtimi Konstruktiv, ku më 20.05.1987 diplomon në Katedrën e Gjeoteknikës. Në vitin 1987 punësohet në Ndërmarrjen Ndërtimore “1 Maji” në Rahovec në cilësi të Inxhinierit Operativ, ku pastaj avancohet në pozitat si Inxhinier kryesor i operativës, Drejtor i Operativës e deri në pozitën e Drejtorit Teknik të Ndërmarrjes. Në vitin 1988 pranohet në Fakultetin Teknik, seksioni i Ndërtimtarisë në marrëdhënie të rregullt pune në cilësi të asistentit ne katedrën e Gjeoteknikës për lëndët “Mekanika e Dherave” dhe “Fondamentet”. Në vitin shkollor 1987/88 fillon studimet postdiplomike në Universitetin e Zagrebit, drejtimi i Gjeoteknikës. Më 07.07.2008 mbrojti temën e magjistraturës pranë Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës. Më 27 mars 2014 mbron punimin e Doktoratës në Universitetin “Kiril dhe Metodi” në Shkup. Në vitin 2018 merr thirrjen akademike Profesor Asistent në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës duke mbuluar fushat profesionale të Fondamenteve dhe Gjeomekanikës. Përveç mësimdhënies ishte i angazhuar edhe në shumë punë profesionale nga lëmmia e Inxhinierisë së Ndërtimit. Projektoi dhe mbikqyri shumë objekte ndërtimore në shumë komuna të Republikës së Kosovës, e poashtu edhe në vendlindjen e tij, Rahovecin e tij të dashur që për asnjë moment nuk iu nda. Ishte i përkushtuar në punën shkencore dhe hulumtuese nga lëmia e Gjeomekanikës ku edhe publikoi një numër të konsiderueshëm të punimeve në revista me renome kombëtare dhe ndërkombëtare. Ishte i dashur për studentët e tij, i respektuar nga kolegët e tij, bashkëpunues dhe përkrahës për profesionistët e lëmisë që i takonte. Do t’i mungoj shumë Fakultetit, studentëve dhe të gjithë atyre që e njohën dhe bashkëpunuan me të. Shumë zbrastësi për familjarët, studentët, kolegët dhe miqtë. Vepra e tij do të jetë udhërrëfyes për të gjithë.