Zeqir Rugova

Zeqir Rugova

Profesor

Nr.kontaktues:

//

Email: //

Zeqir RUGOVA (1935-1997). Inxhinier i Ndërtimtarisë, Profesor Universiteti. Lindi në Plavë dhe Guci. Shkollimin fillor e kreu ne Plavë ndërsa atë të mesëm në Podgoricë. Studimet e larta i kreu në Fakultetin e Ndërtimtarisë në Universitetin e Beogradit (1961), ndërsa ato te magjistraturës në Fakultetin e Ndërtimtarisë në Universitetin e Zagrebit (1985).  Në fillim punoi si profesor ne shkollën teknike “Boris Kidriç”, Mitrovicë (1962), pastaj si ligjërues ne Shkollën e Lartë Teknike në Mitrovicë (1967). Zgjidhet asistent në Fakultetin Teknik të Universitetit të Prishtinës (UP)  (1968). Nga viti 1976 ishte ligjërues dhe profesor i rregullt në Fakultetin Teknik të Universitetit të Prishtinës (UP). Botoi tekstin Universitar "Konstruksionet prej druri dhe skelet" (1989). Ishte i përfshirë në grupin e ekspertëve dhe pedagogeve të këshillit nacional për përparimin e ndërtimit me dru në ish Jugosllavi. Është autor i shumë punimeve shkencore dhe ka marrë pjesë në simpoziume dhe konferenca shkencore e profesionale. Mori pjesë në realizimin e shumë projekteve ndërtimore (ura, rrugë dhe objektet te ndryshme) dhe gjithashtu ishte pjesëmarrës ne shumë pranime teknike, komisione e mbikëqyrje.