Vehbi Orana

Vehbi Orana

Profesor

Nr.kontaktues:

//

Email: //

Vehbi ORANA (1933-1994). Inxhinier i Ndërtimtarisë, Profesor Universiteti. Lindi në Gjilan. Studimet i përfundoi në Fakultetin e Ndërtimtarisë në Universitetin e Shkupit në vitin 1963. Prej vitit 1965 deri në vitin 1978 punoi si Inxhinier i Ndërtimtarisë në pozitën e Drejtorit Teknik në kombinatin ndërtimor industrial Ramiz Sadiku, ku pastaj caktohet edhe Drejtor Gjeneral. Në vitin 1980 emërohet Drejtor i Entit për Urbanizëm të Kosovës, dhe këtë pozitë e ushtron deri në vitin 1984. Në zanafillet e formimit të Universitetit të Pirshtinës dhe me hapjen e katedrës së Fakultetit të Ndërtimtarisë caktohet si ligjërues i lëndës Organizimi i Punës. Për shum vite me radhë jep kontribut të çmueshëm në zhvillimin e arsimit të lartë në Kosovë dhe në njohjen dhe thellimin e dijeve shkencore të studentëve. Pas një sëmundje të shkurtër ndërroi jetë në Janar të vitit 1994.