Nejazi HOXHA (1946-2017). Inxhinier i Ndërtimtarisë, Profesor Universiteti. Lindi në Kaçanik. Shkollimin fillor e kreu ne Kaçanik ndërsa atë të mesëm në Mitrovicë. Studimet e larta i kreu në Fakultetin e Ndërtimtarisë në Universitetin e Beogradit (1969), ndërsa ato te magjistraturës në Fakultetin e Ndërtimtarisë në Universitetin e Zagrebit, tema është aprovuar po për çështje objektive dhe subjektive nuk është mbrojtur (1984). Fillimisht në Fakultetin Teknik në Prishtinë është angazhuar si bashkëpunëtor ne lendet “Konstruksionet prej Betoni (1969), pastaj ne vitin 1970 është zgjedhur asistent në Fakultetin Teknik të Universitetit të Prishtinës (UP). Nga viti 1975 ishte ligjërues në Fakultetin Teknik të UP-së, deri ne vitin 1990 ku ishte i detyruar te ndërpret punën ne fakultet dhe atë deri ne vitin 1997 (Ishte Deputet i Kuvendit te Republikës se Kosovës). Në vitin 1998 rikthehet si ligjërues ne Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës në UP ku punoi deri ne vitin 2010. Ushtroi detyra te ndryshme udhëheqëse në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, ishte kryetar i pleqërisë, shef i katedrës brenda këtij Fakulteti. Është autor i shumë punimeve shkencore dhe ka marrë pjesë në kongrese, simpoziume dhe konferenca shkencore e profesionale.