Musa STAVILECI (1948-2020). Inxhinier i Ndërtimtarisë, Profesor Universiteti. Lindi në Gjakovë. Kreu shkollimin fillor ne vendlindje ndërsa të mesmen në Prishtinë. Studimet e larta i kreu në Fakultetin Teknik të Universitetit të Prishtinës (UP) (1974), ndërsa studimet e magjistraturës në Fakultetin e Ndërtimtarisë të Universitetit të Zagrebit (1981). U zgjodh asistent në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës në 1972. Kreu specializimin në fushën e ndërtimtarisë në Moskë. Mbrojti disertacionin e doktoratës ne Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës në UP (1991), ku dhe më pas u avancua ne te gjithë titujt universitarë, ligjërues (1982-199), Docent (1993-2000), profesor inordinar (2000-2004) dhe profesor ordinar (2005). Është autor i teksteve universitare: “Metoda e elementeve të fundmë në mekaniken e strukturave”, “Teoria e strukturave-stabiliteti”, “Teoria e sistemeve sipërfaqësore etj, dhe autor e bashkautor i disa punimeve shkencore të botuara në Kosovë dhe jashtë saj. Ishte i angazhuar si profesor ne Fakultetin e Shkencave të Zbatuara të Universitetit të Tetovës. Kreu detyra te ndryshme menaxheriale në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, ishte shef i katedrës se teorisë së konstruksioneve dhe po ashtu dekan i këtij fakulteti (2004-2009) .