Ismet Sejdiu

Ismet Sejdiu

Ligjërues

Nr.kontaktues:

//

Email: //

Ismet SEJDIU (1932- ...). Inxhinier i Ndërtimtarisë, Ligjërues Universiteti. Lindi në Podujevë. Shkollimin fillor e përfundoi në Podujevë ndërsa të mesmen në Prishtinë. Nga viti 1950 deri në vitin 1952 ka punuar si arsimtar në lëndën “Materialet e Teknologjisë” në shkollën e mesme ekonomike në Prishtinë. Në nëntor të vitit 1960 përfundoi studimet në Fakultetin e Ndërtimtarisë në Universitetin e Beogradit. Në vitin 1978 zgjidhet ligjërues në Fakultetin e Ndërtimtarisë për lëndët “Bazat e linjave të Komunikacionit” dhe “Punët tokësore dhe Tunelet”. Gjatë kësaj periudhe si ligjërues në Fakultetin e Ndërtimtarisë ka përgaditur edhe dispenzat nga lëndët të cilat i ka ligjëruar. Është pjesëmarrës në shumë projekte dhe pozita të rëndësishme në kuadër të projketimit dhe ndërtimit të rrugëve.