Hajdin Berisha

Hajdin Berisha

Ligjërues

Nr.kontaktues:

//

Email: //

Hajdin BERISHA (1962-1999). Inxhinier i Ndërtimtarisë, Ligjërues Universiteti. Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në vendlindje, ndërsa studimet në Fakultetin Teknik, seksioni i Ndërtimtarisë, Universiteti i Prishtinës, ku diplomoi në vitin 1987. Studimet postdiplomike i vijoi në Fakultetin e Ndërtimtarisë në Universitetin e Zagrebit, ndërsa punimin e magjistraturës e mbrojti në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës në Universitetin e Prishtinës në vitin 1995. Pas studimeve, u zgjodh Asistent Praktikant në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës në Prishtinë, ndërsa më 1997 zgjidhet ligjërues për lëndët “Mekanika II” dhe “Konstruksionet Hapësinore”. Më 26 Mars të vitit 1999 u vra nga forcat ushtarako-policore serbe në vendlindjen e tij.