Vizite nga Profesori Dr. Michał Napierała, Universiteti I Shkencave të Jetës në Poznan

23 Maj 2025
SHARE

Fakulteti I Inxhinierisë së Ndërtimit kishte kënaqësinë të priste Dr. Michał Napierała nga Universiteti I Shkencave të Jetës në Poznan. Profesori vizitoi fakultetin tonë si pjesë e platformës Erasmus+ dhe marrëveshjes së shkëmbimit të stafit që Universiteti I Prishtinës ka me Universitetin e Shkencave të Jetës në Poznan, si dhe vizitoi hapësirat dhe laboratoret tona. Studentët e FIN kishin kënaqësinë të ndjekin disa ligjerata në fushën e ekonomisë në inxhinieri, e sidomos për konceptet e Life Cycle Assessment, Time Value of Money dhe Profitability Analysis. FIN ka kënaqësinë të thellojë bashkëpunimin me partnerët tanë dhe ofrojë mundësi për përvoja të veçanta për studentët dhe stafin tonë.