Në datën 07 shkurt 2025, me shumë kënaqësi u pritën në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit vizitën e Rektorit të Universitetit, Prof.Dr.Arben Hajrullahu, së bashku me Prorektoret Prof.Albana Reshitaj, Prof.Naim Jerliu dhe Prof.Avni Hajdari. Kjo vizitë pati qëllim njohjen më të thellë me ambientin akademik, zhvillimet në fushën e kërkimeve shkencore dhe praktikat mësimore, si dhe diskutimin e mundësive për përmirësim dhe zhvillim të mëtejshëm.
Në këtë rast të takimit, menaxhmenti i Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, shefat e departamenteve, stafi akademik i rregullt dhe administrata e përfaqësuar nga Sekretarja shfaqën projeksionet e FIN për vitin 2025 dhe më tutje duke i klasifikuar vështirësitë, sfidat dhe aktivitetet e parapara sipas kalendarit të rregullt. Në takime u prezantua një pasqyrë reale e aktiviteteve akademike të Fakultetit lidhur me çështjet e studentëve.
Zhvillimi Institucional, rritja e cilësisë, zhvillimi akademik, avancimi i stafit akademik, çështjet e studentëve ishin tema të përbashkëta gjatë takimeve të Rektorit në FIN. Vizita konfirmoi angazhimin e lartë të universitetit për ngritjen e standardeve akademike dhe për sigurimin e një ambienti ku studentët dhe stafi akademik mund të arrijnë potencialin e tyre maksimal.
Ky takim është parë si një hap i rëndësishëm drejt forcimit të lidhjeve midis drejtimit të universitetit dhe Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, duke hapur mundësi të reja për projekte dhe iniciativa inovative në fushën e ndërtimit.
![](/desk/inc/media/D299D4FC-FD21-4D6A-B88E-2D625D747C05.jpg)
![](/desk/inc/media/3FDC3308-318D-46D2-A9DC-05583D1B2260.jpg)