Më 17 janar 2025, Trupa Këshillëdhënëse e Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit (TK FIN) organizoi një takim pune me agjendë zgjedhjen e kryesisë së re, miratimin e raportit të punës për periudhën njëvjeçare dhe diskutimin e çështjeve aktuale që lidhen me zhvillimin e Fakultetit.
TK FIN dallohet për përkushtimin e saj në mbështetjen e Fakultetit, duke krijuar mundësi për zhvillimin e praktikave profesionale për studentët, organizimin e punëtorive, konferencave dhe programeve akademike.
Për mandatin e ardhshëm, u zgjodh kryesia e re në përbërje:
- Sabri Zylfiu – Kryetar,
- Mimoza Kurteshi – Zëvendëskryetare,
- Sabri Murati – Sekretar.
Takimi kishte një karakter intensiv pune, gjatë të cilit u promovua edhe anëtari më i ri i TK FIN, Kllasteri Prefab Kosova. Në këtë rast, u nënshkrua një marrëveshje mirëkuptimi mes Fakultetit dhe Kllasterit, që synon forcimin e bashkëpunimit në fushën e ndërtimit të parafabrikuar.
Një fokus i veçantë i takimit ishte përgatitja për organizimin e Konferencës Ndërkombëtare të Inxhinierisë së Ndërtimit (ICCE 2025), e cila do të mbahet nga data 15 deri më 17 tetor 2025. Ky aktivitet pritet të jetë një platformë e rëndësishme për shkëmbimin e njohurive dhe inovacionit në fushën e inxhinierisë së ndërtimit.
![](/desk/inc/media/07276A41-24ED-4E7D-8324-C97BEC192E32.jpg)
![](/desk/inc/media/A31C0E8E-5C2C-44D4-8D2A-A340BBBA0273.jpg)