Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit në Universitetin e Prishtinës me datë 21/11/2024 priti profesorin Harris Jason nga Universiteti Purdue, Indiana, SHBA për një ligjëratë mbi "Rrezatimi, mbrojtja nga rrezatimi dhe aplikimi i tij në inxhinieri".
Në këtë sesion të thellë, Profesor Jason eksploroi konceptet kryesore që lidhen me rrezatimin, burimet dhe shkaktarët, masat e mbrojtjes dhe ndikimi nga projektet e inxhinierisë së ndërtimit dhe mjedisore për të garantuar siguri dhe qëndrueshmëri. Ligjerata ofroi perspektiva të vlefshme për studentët e 4 departamenteve, pedagogët dhe profesionistët e fushës.
Ne dëshirojmë të falënderojmë profesorin për prezantimin e tij të shkëlqyer dhe për ndarjen e ekspertizës së tij me komunitetin tonë akademik. Ngjarja u prit mirë dhe ne presim me padurim mundësitë e ardhshme për bashkëpunim!