Me 31 Janar 2024, në ambientet e Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit është nënshkruar marrëveshja e bashkëpunimit me Arkivin Komunal të Prishtinës - AKP. Mbështetur në interesat e përbashkëta është arritur marrëveshje në mes të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit-Universitetit të Prishtinës "Hasan Prishtina" (FIN-UP), dhe AKP në Prishtinë për qëllimin e mundësive të shfrytëzimit të materialeve të domosdoshme në disponim të AKP-së nga studentët dhe stafi akademik nga Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit.
AKP-ja dhe FIN-UP-ja, do të bashkëpunojnë me qëllim ngritjen profesionale të studentëve të programeve të Fakultetit, bashkëpunimeve të përbashkëta në realizimin e nevojave ndërinstitucionale, nevojave institucionale në fushat e Inxhinierisë së Ndërtimit. FIN do të nxjerrë vendim për angazhimin e studentëve dhe të mësimdhënësve, të cilët do të arsyetojnë nevojën e dokumentacioneve për studime dhe analiza të projekteve të ndryshme nga fushat e caktuara të inxhinierisë së Ndërtimit. Kjo marrëveshje do te ndihmoj edhe projektet hulumtuese në të ardhmen që do të hartoj dhe zhvilloj Instituti i FIN.
Pjesë e nënshkrimit të marrëveshjes është Drejtori i AKP-së, Abaz Makolli dhe Dekani i FIN.
Marrëveshje e bashkëpunimit në mes FIN dhe Arkivit Komunal të Prishtinës