📣 NJOFTIM: Sesion informues nga "Global Engineer Girls Kosovo" (GEG)

06 Shkurt 2024
SHARE

Të nderuara studente,

Ju njoftojmë se Dekanati i Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike dhe Qendra për Zhvillim të Karrierës, në bashkëpunim me "Global Engineer Girls Kosovo" (GEG)  do të organizojnë një sesion informues me studentet e Fakulteteve: Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike (Departamenti: Inxhinieri Kompjuterike dhe Software, Inxhinieri Energjetike, Programi i Elektronikës, Programi-Moduli i Telekomunikacionit: rrjetet kompjuterike, Automatizimi i Kompjuterizuar dhe Robotika, Automatizimi i programit, Sistemet e Energjisë),  Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit (Departamenti: Inxhinieri Ndërtimi, Hidroteknika e Gjeodezisë, Inxhinieri e Mjedisit), dhe Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike (Departamenti: Mekatronika, Trafiku dhe Transporti, Termoenergjia dhe Energjia e Rinovueshme,  Inxhinieri projektimi dhe automjete, Inxhinieri Industriale dhe Menaxhimi, Prodhimi dhe Automatizimi, Ndërtimi dhe Mekanizmi, Termoenergjetika dhe termoteknika, Ndërtimi dhe Projektimi).

Qëllimi i këtij aktiviteti është që studentet - aplikueset, të përfitojnë më shumë njohuri rreth Global Engineer Girls Kosovohttps://kosovo.globalengineergirls.com/homepage  një nismë ndërkombëtare që inkurajon vajzat dhe gratë të eksplorojnë karrierën në STEM me fokus në inxhinieri. Nëpërmjet përpjekjeve të ndryshme, ajo i hap dyert vajzave dhe grave për një të ardhme të suksesshme dhe të vetë-mjaftueshme. Global Engineer Girls Kosovo ju ofron vajzave dhe grave bursa, trajnime , mentorim, praktike dhe mundesi karriere.

Pikat e prezantimit:

1. Çka është Global Engineer Girls ?

2. Kush mund të përfitoj nga kjo iniciative?

3. Procesi i rekrutimit ?

Prezantues: 

Z . Bujar Gashi  nga "Global Engineer Girls" (GEG) 

Për të marrë pjesë në këtë sesion informues, ky është linku https://docs.google.com/forms/d/1fmUgDquyr3TOFaKe5-br6n68tNtDaEeydlcNrWzG22w/edit ku mund të regjistroheni.

 

Aktiviteti organizohet më:

Datë: 7 Shkurt 2024, e mërkurë

Ora: 11:45 – 12:45

Vendi: Amfiteatri 411, Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike