Në kuadër të marrëveshjes ndërinstitucionale 2022-2024 Erasmus + ndërmjet Univeristetit BOKU “The University of Natural Resources and Life Sciences” dhe Universitetit të Prishtinës – Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, është duke u zhvilluar mobiliteti i stafit akademik i FIN-it, Departamentit të Hidroteknikës përbërë nga: Prof. Ass. Dr. Lavdim Osmanaj, MSc. Premton Thaqi asistent, dhe MSc. Hana Shehu Agani asistente. Ky mobilitet do te zhvillohet gjate datave 18-24 Qershor 2023.
Qëllimi i shkëmbimit të stafit akademik të FIN-in është thellimi i bashkëpunimit dhe shkëmbimi i eksperiencve ndërmjet dy Institucioneve si dhe mundësia e vazhdimit të studimeve në nivelin PhD për stafin akademik.
Gjate takimeve të planifikuara gjatë javës do te prezentohet Universiteti i Prishtinës, Universiteti Nderkombetar veror PISU, Fakulteti i Inxhinierise së Ndërtimit në përgjithësi, në veçanti Programi me i ri i akredituar Master në FIN – Menaxhimi I Integruar I Resurseve Ujore si dhe gjendja e menaxhimit të resurseve ujore dhe trajtimit të ujërave të ndotura në Kosovë.
Ndër temat e diskutimit do të jetë edhe Konferenca “4th Conference of Ecological and Environmental Engineering” që do të mbahet më 14-17 May 2024 në Beja, Portugali, pjesë e organizimit të së cilës do të jetë edhe Universiteti i Prishtinës.
Të planifikuara janë edhe vizitat e punëtorisë teknike BOKU-SIG dhe laboratorit kimik, laboratorit të inxhinierisë hidraulike BOKU-IWA, ekskursioni një ditor i një kënete të konstruktuar të trajtimit me rrjedhje vertikale në dy faza (2VSSF) dhe një impiant të trajtimit të ujërave të ndotura.