Ambasada e Japonisë në bashkëpunim me Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit ka mbajtur me datën 27 Maj 2025 një sesion informues për bursat shtetërore japoneze (MEXT Scholarships).
Ky sesion ka ofruar informacione të detajuara rreth mundësive për studime në Japoni, procedurave të aplikimit për bursat MEXT, si dhe përvojës studentore në Japoni të sjellur nga një ish-studente e Fakultetit tonë, e cila ishte përfituese e bursës MEXT dhe tani Prof. Asst. në Universitetin e Tokios në Japoni.
Kënaqësia ishte e jona që të mirëpresim musafirët nga Ambasada Japoneze, me shpresë që bashkëpunimi ynë të jetë edhe më i frytshëm në të ardhmen.


