Ndarja e bursave nga NP Termokos për studentë

11 Mars 2024
SHARE

Në Rektoratin e Universitetit të Prishtinës, në prezencë të Rektorit Prof.Qerim Qerimi, Prorektorëve, Dekanëve të Fakulteteve të FIN, FIEK dhe FIM, ndërmarrja NP Termokos, SH.A. ndanë Bursa për Studentët.

Për Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit u ndanë 5 bursa për studentët e rregullt dhe të suksesshëm. I gjithë stafi akademik i Fakultetit tonë e falënderon Ndërmarrjen Termokos për mbështetjen e Studentëve përmes ndarjes së bursave. Çdo mbështetje për studentët konsiderohet investim për të ardhmen e vendit dhe profesionistët e rinj.