Ministria Italiane e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar (MAECI) ofron mbështetje financiare për misione kulturore dhe shkencore në Itali dhe jashtë saj, për studiues, pedagogë dhe operatorë kulturorë italianë dhe të huaj, përfshirë edhe nga Kosova.
Qëllimi i thirrjes është nxitja e bashkëpunimeve strategjike ndërmjet institucioneve italiane dhe të huaja në fushat kulturore dhe shkencore.
Mbështetja financiare është për mbulimin e shpenzimeve të udhëtimit dhe qëndrimit të individëve me rezidencë në Itali, të ftuar nga institucione të huaja. Dhe për mbulimin e shpenzimeve të udhëtimit dhe qëndrimit të individëve me rezidencë jashtë Italisë (përfshirë Kosovën), të ftuar nga institucione italiane.
Shuma dhe periudha e financimit: Mbulim me një shumë fikse ditore, deri në maksimum 10 ditë.
Deri në 1,500 euro në total për mision:
250 €/ditë për ditët 1–5
50 €/ditë për ditët 6–10
Pagesa bëhet pas përfundimit të misionit, pas dorëzimit të raportit përfundimtar dhe dokumentacionit përkatës.
Kriteret e aplikimit: Ftesë zyrtare nga një institucion universitar ose kulturor. Preferohen misione në kuadër të marrëveshjeve bilaterale të bashkëpunimit kulturor. Vlerësohen: CV-ja, ndikimi i projektit, prestigji i institucioneve dhe rotacioni i përfituesve.
Afati i fundit për aplikimështë data 31 korrik 2025 (Nuk mbështeten misione pas kësaj date.)
Linku zyrtar i thirrjes:
https://ambpristina.esteri.it/sq/news/dall_ambasciata/2025/05/6859/
Kërkesa dërgohet në: Ambasada Italiane në Prishtinë:
[email protected]
dhe cc : [email protected]
Duke bashkëlidhur Formularin zyrtar të plotësuar, ftesën zyrtare dhe dokumentacionin mbështetës të kërkuar në formular.
Suksese, gjithë të mirat!
ZKPS