Njoftim Zyrtar – ICCE 2025

11 Shkurt 2025
SHARE

Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, në bashkëpunim me Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit, Universitetin Politeknik të Tiranës, organizon Konferencën e 3-të Ndërkombëtare të Inxhinierisë së Ndërtimit (ICCE 2025), e cila do të mbahet në Prishtinë nga 15 deri më 18 tetor 2025.

Kjo konferencë synon të mbledhë akademikë, studiues dhe profesionistë nga e gjithë bota për të ndarë njohuritë dhe zhvillimet më të fundit në fushën e inxhinierisë së ndërtimit.

📅 Afatet kryesore për dorëzimin e kontributeve:

● Dorëzimi i abstrakteve: 30 mars
● Njoftimi për pranimin e abstrakteve: 13 prill
● Dorëzimi i punimeve të plota: 29 qershor
● Njoftimi për pranimin e punimeve të plota: 20 korrik

Informacione të detajuara mbi konferencën, udhëzimet për dorëzimin e punimeve dhe programin shkencor do të publikohen në vijim.