Të dashur maturant, ju të cilët jeni të interesuar që të jeni pjesë e Fakultetit të Inxhinierisë se Ndërtimit në Universitetin e Prishtinës, për të studiuar në programet e studimeve bacelor Konstruktiv, bacelor Hidroteknikë, sipas agjendës së Universitetit të Prishtinës, në fund të muajit gusht 2024 do të shpallet konkursi për pranimin e studentëve. Këto programe të studimeve janë me përmbajtje të krahasueshme me programet e shumë institucioneve Evropiane, prandaj nejJu thërrasim që të jeni pjesë e këtyre programeve të studimeve duke fituar njohuri të fushave të inxhinierisë së ndërtimit në lartësinë më të madhe në vend dhe me të niveleve Evropiane. Duke fituar këto njohuri pas studimeve juve ju pret tregu i punës si kuadër i nevojshëm për vendin, si dhe mundësi për vazhdimin e studimeve të mëtejme të nivelit master.
Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit të Universitetit të Prishtinës është institucioni më i vjetër dhe më i madhi në fushat e Inxhinierisë së Ndërtimit në vendin tonë. Fakulteti jonë ka traditë të pasur të aktiviteteve të saja duke numëruar punën që nga fillimi i themelimit në 1961. Prandaj ju mirëpresim duarhapur.
Gjithashtu do të publikohen edhe konkurset plotësuese për programet e studimeve bacelor Gjeodezi dhe bacelor Inxhinieri e Ambientit.