Thirrje Publike, për angazhim të bashkëpunëtorëve të jashtëm për ligjërata dhe ushtrime në bazë të nevojave të njësive akademike, për VA 2024-2025

27 Korrik 2024
SHARE

Universiteti i Prishtinës, sot publikoi thirrjen publike për angazhimin e bashkëpunëtorëve të jashtëm, për vitin akademik 2024/25.
Në thirrjen publike do të angazhohen 237 kandidatë për mbajtjen e ushtrimeve ndërsa 84 për mbajtjen e ligjëratave! Procedurat për implemtimin e thirrjes publike janë të parapara me Rregulloren përkatëse për angazhimin e bashkëpunëtorëve të jashtëm. Angazhimi i bashkëpunëtorëve të jashtëm për ligjërata dhe ushtrime do të ndikoj pozitivisht në funksionimin e mbarëvajtjes së mësimit për studentët e UP-së, për vitin akademik 2024/25!  

FIN do te angazhoj gjithesej 13 bashkepunetor te jashtem nga te cilet 4 kandidat per mbajtjen e ligjeratave dhe 9 kandidat per mbajtjen e ushtrimeve.
Thirrjen publike dhe Rregulloren përkatëse i gjeni në linqet e mëposhtme:

Thirrje publike për bashkëpunëtor të jashtëm

Rregullore për thirrje publike të bashkëpunëtorëve të jashtëm