📣 Ambasada e Francës - thirrje për bursa universitare për vitin akademik 2024-2025 / Afati i fundit për dorëzimin e dosjeve është data 12 prill 2024

08 Prill 2024
SHARE

Të nderuar studentë dhe ju të diplomuar,
Ambasada e Francës në Kosovë, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës shpallin këtë vit thirrjen për bursa universitare të nivelit Master dhe Doktoratë për studentë kosovarë të cilët dëshirojnë të ndjekin studimet në Francë.

Një pjesë e këtyre bursave do të bashkëfinancohen nga Ambasada e Francës, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit si dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës.

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë studentët që i plotësojnë kushtet dhe kriteret sipas nivelit të studimit. Gjatë vlerësimit të dosjeve të aplikuesëve, përparësi për fitimin e bursës do të kenë fushat/programet e studimit si në vijim:
- Shkencat natyrore: kimia, fizika, matematika dhe biologjia ;
- Bujqësia ;
- Teknologjitë mjedisore (sektorët e ujit, energjitë e ripërtëritshme, etj.)
- Shkencat e edukimit ;
- Filologji dhe Gjuhësi,
- Profesionet kulturore si : arkeologjia, konservimi, menaxhimi i muzeve, trashëgimia, kultura dhe teknologjia shkencore si dhe artet dhe teknikat e spektakleve.

Tarifa shkollore nuk përfshihet në shpenzimet e mbuluara nga bursa e Qeverisë së Francës. Do të trajtohen me përparësi dosjet e studimeve multidisciplinare. Për fushat e kultures, një kërkesë për marrjen përsipër së tarifës shkollore duhet t’i drejtohet Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, e cila do të publikojë së shpejti thirrjen e saj për aplikim. Kopja e kërkesës së dorëzuar pranë MKRS-së duhet ti bashkëngjitet dosjes së aplikimit për bursë të Qeverisë së Francës.

Kushtet, kriteret e aplikimit dhe dokumentet:

1. Të jenë shtetas të Republikës së Kosovës.
2. Kopja e letërnjoftimit ose e pasaportës.
3. Vërtetimi/Dëshmia e pranimit paraprak nga Universiteti në Francë.
4. Një letër motivuese.
5. Europass CV.
6. Për studimet multidisplinare, profesionet kulturore: Kopja e kërkesës së protokoluar e dorëzuar në MKRS.
7. Kopje të diplomave të marra dhe në veçanti të diplomës së fundit me transkript të notave.
8. Dosja mund të përmbajë poashtu edhe një letër rekomandimi nga një profesorë i juaj apo nga shefi i departamentit.
9. Dosja për aplikim i dërgohet Departamentit për Bashkëpunim dhe Veprimtari Kulturore në email adresën si më poshtë.
10. Studentët ftohen që të hulumtojnë mbi rregullat e zbatueshme për studimet në Francë.

Përparësi kanë dosjet e studenteve të cilët kanë njohuri në gjuhë frënge të nivelit B1/B2 ose që shfaqin interes për të mësuar gjuhën frënge.

Afati i fundit për dorëzimin e dosjeve është data 12 prill 2024.


Kandidatët e përzgjedhur do të ftohen për intervistë në Ambasadën e Francës gjatë muajit prill 2024.

Dosjet duhet dërguar në e-mail adresën në vijim: [email protected]

Për informata shtesë rreth studimeve në Francë:
-  Ambasada e Francës në Kosovë : Etudier en France
-  Espace Campus France – Departamenti per Bashkepunim dhe Veprimtari Kulturore
-  Web faqe rreth studimeve në Francë: https://www.campusfrance.org/fr/sejour-universitaire-France