Termokos do ti shpërndaj 15 bursa për studentët e Fakulteteve Teknike
Studentet do të përzgjidhen sipas kritereve të përcaktuar në marrëveshje të përbashkët të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike - Termokos.
Nga 5 bursa për secilen njesi Akademike, pra në total janë 15 bursa.
Të drejtë aplikimi kanë Studentët që nuk janë përfitues të ndonjë bursë nga:
- MASHT,
- UP,
- Komunat etj.
Afati për aplikim është deri të Mërkure 01.02.2024.
Dokumentacioni dorëzohet tek Dekanati i njësive përkatëse (FIM-FIN-FIEK).
- Kërkesë me shkrim
- Certifikata e notave
- Vertetimi i studentit të rregulltë
- Deklarata personale e nëshkruar nga studenti që nuk ka bursë nga UP, MASHTI dhe Komuna.