Është e hapur thirrja e pestë e “Konkursit të punimeve kërkimore shkencore”

23 Janar 2024
SHARE

Në CleanScore ne besojmë thellësisht se kërkimi shkencor është një mjet i fuqishëm për të eksploruar e për të zgjeruar kufijtë e dijes njerëzore, dhe se universitetet - si qendra kërkimore - luajnë një rol të rëndësishëm në përgatitjen e brezave të kërkuesve të rinj. Prandaj, qëllimi kryesor i këtij konkursi është të përfshijë studentët në botën e kërkimit shkencor.

Konkursi është i hapur për të gjithë studentët, përfshirë edhe studentët alumni që e kanë përfunduar ciklin e studimeve në vitin 2022. Studentët tuaj që janë duke ndjekur aktualisht një program studimi (bachelor ose master), ose që janë diplomuar në vitin 2023 dhe/ose në vitin 2022, janë të ftuar të marrin pjesë. 

Ne do të ishim shumë të lumtur të kishim pjesëmarrës, studentë nga një prej universiteteve më të mira në Kosovë!

Çmimet e Konkursit janë si vijon:

  1. Çmimi i parë me vlerë $400

  2. Dy çmime të dyta me vlerë $200 secila

  3. Tre çmime të treta me vlerë $100 secila

Kriteret për pranimin e punimeve janë si vijon:

  1. Të përmbahen rregullave të shkrimit akademik;

  2. Të përmbajnë të paktën 50% të referencave të marra nga JSTOR;

  3. Të përmbajnë midis 2000 dhe 3500 fjalë;

  4. Të mos kalojnë 10% të nivelit të plagjiaturës në kontrollin antiplagjiaturë;

  5. Të jenë të shkruara në gjuhën angleze;

Punimet duhet të dërgohen në adresën e emailit: [email protected] deri më datën 1 mars 2024. Studentët mund të marrin pjesë individualisht ose në grup. Për çdo paqartësi apo informacion mund të më kontaktoni në këtë adresë email-i: [email protected].  

Konkursi i Punimeve Kerkimore Shkencore