Draft Strategjia e FIN për periudhën 2024/2028

17 Nëntor 2023
SHARE

Këshilli i Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit të Universitetit të Prishtinës i mbajtur me datë 17 nëntor 2023 analizoj Draft Strategjinë e Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit për periudhën 2024 deri 2028 të prezantuar nga grupi punues. Drafti i propozuar nga Grupi punues gjithëprfshirës i formuar me vendim të Dekanit të FIN është i mbështetur në Statutin e UP-së, Strategjinë e UP-së dhe një sërë dokumente të cilat ndihmuan hartimin e këtij dokumenti.
 
Nga data 17 nëntor deri me 17 dhjetor 2023 draft i Strategjisë së FIN për periudhën 2024 deri 2028 është në diksutim publik. 
 
Ju ftojmë të gjithëve që të kontribuoni lidhur me plotësimin, ndryshimin apo edhe propozime të cilat do të pasuronin këtë dokument të rëndësishëm të IAL-së.
 
Me nderime...Dekani i FIN
 

Draft Strategjia FIN 2024-2028