Njoftim Mortor

12 Nëntor 2023
SHARE

Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se sot, me datën 12 nëntor 2023, ka ndërruar jetë në moshën 86 vjeçare, kolegu ynë i dashur Profesor Dr. Fetah JAGXHIU.

Ai ishte profesor shembullor, puna, angazhimi dhe qasja reale ndaj shoqërisë lanë gjurmë në shumë gjenerata të studentëve të Universitetit ku ai ligjëroi.

I ndjeri kishte shumë vlera e virtyte njerëzore, por posaçërisht si pedagog shquhej me madhështinë e tij profesionale dhe njerëzore. Ai ishte i dashur për kolegët e sidomos për studentët e tij.

Me dhembje e respekt, qoftë i përjetshëm kujtimi i tij!

 

Biografia - CV Prof.Dr.Fetah Jagxhiu