Hapet konkursi plotësues për pranimin e studentëve në studimet Master

12 Tetor 2023
SHARE

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” shpall hapjen e konkursit plotësues për pranimin e studentëve në studimet postdiplomike-master, për vitin akademik 2023-24.

Universiteti i Prishtinës për studimet postdiplomike-master do të regjistrojë 776 studentë, nga të cilët 5 studentë ndëkombëtar.

Aplikimi nis që sot dhe do të jetë i hapur deri më datë 18.10.2023, në orën 16:00.

Kushtet e përbashkëta të konkursit, mënyrën e përzgjedhjes, afatet dhe dokumentacionin e nevojshëm për aplikim mund t’i gjeni duke klikuar KËTU:

KONKURS PLOTËSUES - AFATI I DYTË (II-të) për plotësimin e vendeve të paplotësuara nga afati i parë i konkursit për pranimin e studentëve në studimet master për vitin akademik 2023/2024