Ekipi perfaqesues i Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, drejtimi Konstruktiv, mori pjesë në garën ndërkombëtare “TCIP Earthquake-Resistant Building Design Competition”, e cila u mbajt në Stamboll, Turqi, nga 13–15 Maj 2026.
Në kuadër të kësaj gare prestigjioze, ekipi i studentëve prezantoi modelin e tyre shumëkatësh, i cili iu nënshtrua testimeve për qëndrueshmëri ndaj tërmeteve.
Në garën ku morën pjesë ekipe nga 25 universitete të shteteve te ndryshme si Turqia, Greqia, Azerbaixhani, Rumania e Pakistani, ekipi ynë u vlerësua me dy çmime speciale:
- Best Earthquake Performance Special Award
- Best Competition Spirit Special Award
Ky sukses paraqet dëshmi të përkushtimit, profesionalizmit dhe punës së shkëlqyer ekipore të studentëve dhe stafit akademik të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit. Arritja e këtij rezultati në një garë ndërkombëtare të këtij niveli përfaqëson denjësisht fakultetin, universitetin dhe vendin tonë.
Ekipi i FIN-it përbëhej nga: Prof.Zijadin Guri, Arbias Begaj, Arianita Demiri,Endrit Vuniqi, Fisnik Tërshana, Lirigzon Murseli dhe Sadik Veseli


