Jemi të lumtur të njoftojmë lançimin e Shkollës Verore të BE-së "Shfrytëzimi i Inteligjencës Artificiale: Perspektiva Ndërdisiplinore mbi Sfidat dhe Inovacionin" (25-28 qershor).
Ky është një program unik dhe i certifikuar, i krijuar për t’u ofruar studentëve njohuri të vlefshme mbi çështjet kryesore evropiane, hartimin e politikave dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.
Ky program ofron një mundësi të shkëlqyer për studentët që të zgjerojnë njohuritë e tyre, të fitojnë përvojë praktike dhe të angazhohen në shkëmbime ndërkulturore.
Shkolla Verore e BE-së do të zhvillohet nga 25 deri më 28 qershor 2025, në Universitetin e Prishtinës. Objektivi i EUSS 2025 është të eksplorojë aftësitë dhe kufizimet e IA-së, të identifikojë sfidat etike dhe ligjore, të kuptojë implikimet e saj për sigurinë kibernetike, të nxisë bashkëpunimin ndërdisiplinor dhe të promovojë angazhimin kritik midis studiuesve të rinj.
SI TË APLIKONI?
Që aplikimi juaj të merret në konsideratë, duhet të:
➢ Plotësoni formularin e aplikimit https://forms.gle/DQERhgzGBLdsNNex5, i cili është i disponueshëm edhe në faqen e internetit të projektit https://ycskosovo.org/index.php/en/eu-summer-school-2025
➢ Dorëzoni një provë të statusit tuaj si studentë (një kopje të skanuar të transkripteve, konfirmim regjistrimi ose çdo dokument tjetër përkatës) ose angazhim përkatës në punë.