Universiteti i Prishtinës hap konkurs për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve master për vitin akademik 2024­/2025

11 Shtator 2024
SHARE

Te nderuar.

Me kënaqësi ju njoftojmë se Universiteti i Prishtinës ka shpallur konkursin për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve master për vitin akademik 2024/2025.

Universiteti i Prishtinës ofron programe të fushave të ndryshme studimi, të krijuara për të adresuar nevojat dhe kërkesat e tregut të punës, si dhe për të promovuar zhvillimin akademik, profesional dhe personal të studentëve. UP-ja përkushtohet për të ofruar një mjedis akademik të pasur me mundësi të shumta për zhvillim profesional dhe personal.

Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit  FIN ju ofron programe te Studimeve Master nga fushat e Strukturave respektivisht të ndërtimit, Gjeodezisë dhe Menaxhimit të Integruar të Resurseve Ujore i cili program organizohet në gjuhë Anglishte.

Për të u përgatitur për ekspert të fushave të ndërtimit, për menaxhimin e ndërtimit, projektimin dhe llogaritjen e strukturave, verifikimin e objekteve ekzistuese dhe për të fituar njohuri të përgjithshme nga fusha e inxhinierisë së ndërtimit ejani vazhdoni studimet e nivelit master në Konstruktiv.

Një Gjeodet - ekspert me njohuri të thelluara të fushave të gjeodezisë, për të zhvilluar matje precize inxhinierike, njohuri të thelluara për gjeoinformacionin, vlerësimet e gabimeve gjatë matjeve, gjeovizualizim, infrastrukturë e të dhënave hapësinore etj ju ofron programi i studimeve Master në Gjeodezi.

Programi i studimeve të Menaxhimit të Integruar të Resurseve Ujore, është program multidisciplinor që ju ofron studentit të arrijë njohuri të gjëra të fushave të menaxhimeve të burimeve të ujit, efektet meteorologjike, monitorime ambientale, ekosistemi, ekonomia dhe efektet financiare për produktet dhe burimet ujore i cili organizohet në gjuhë Anglishte ju ofron mundësi të cilat janë të rralla në Evropë. Ky progam i studimeve është i pari dhe i vetmi në pjesën e Evropës juglindore.

Ju ftojmë të bëheni pjesë e një institucioni me traditë dhe cilësi të lartë arsimore.

Aplikimet janë të hapura deri më 24 shtator 2024 në orën 14:00.

Konkurs për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve master për vitin akademik 2024-2025