Bursa nga Fondacioni “Nexhemdin Kusari - Daka” për studentë të FIN-së

03 Prill 2024
SHARE

Në ambientet e Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, me 03 prill 2024, Dekani i Fakultetit, priti në takim Fondacionin “Nexhemdin Kusari - Daka” të përfaqësuar nga Edita Kusari dhe Mimoza Kusari-Lila.

Përfaqësueset e Fondacionit, Deklaruan se do të mbështesin Studentët e Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit me 10 bursa për studentët pjesë e programeve të studimeve në nivelin Baçelor dhe 5 bursa për studentët pjesë e programeve të studimeve në nivelin Master si donacion i fondacionit “Nexhemdin Kusari - Daka”.

Nexhmedin Kusari – Daka, ishte inxhinier i diplomuar i Ndërtimtarisë dhe se ai gjatë jetës së tij kontribuoj në vendlindjen e tij dhe më gjerë duke e ushtruar profesionin e inxhinierit duke lënë pas vetes vepra inxhinierike dhe se kontributet e tij pas shuarjes nga jeta shpërndahen duke mbështetur Studentët në rastin tonë.

Mbështetja financiare për studentët me bursa është një iniciativë e rëndësishme për të ndihmuar studentët në financimin e studimeve të tyre. Kjo mbështetje ju ndihmon studentëve të mbulojnë kosto të shkollimit, librave, akomodimit, dhe shpenzimeve të tjera të jetesës për të siguruar mundësi të barabarta për të përfituar nga arsimi i lartë.

Shpallja e njoftimit për aplikim dhe kriteret për përfitues do të realizohen brenda një jave. Të drejt aplikimi vetëm studentët e Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit. Shpërndarja e bursave do të realizohet në rastin e zhvillimit të konferencës studentore në muajin prill të vitit 2024.