📣 Sesion Informues nga Cacttus Education / Datë: 22 Mars 2024 (E Premte) / Ora: 10:00 – 11:00

14 Mars 2024
SHARE

Të nderuar studentë,

Ju njoftojmë se Qendra për Zhvillim të Karrierës në bashkëpunim me Cacttus Education do të organizojnë sesionin informues për studentët dhe të diplomuarit e të gjitha Fakulteteve të Universitetit të Prishtinës.

Qëllimi i këtij aktiviteti është që studentët, të përfitojnë më shumë njohuri rreth trajnimeve efikase në përgatitjen e studentëve për ndërtimin, operimin dhe menaxhimin e infrastrukturës së teknologjisë informative. Partneriteti me kompani si Microsoft, Cisco, CompTIA, Oracle, Android etj., ju mundëson studentëve trajnim i cili vjen direkt nga burimi i inovacionit dhe teknologjisë që përdorim. Falë partneritetit direkt me këto kompani, ne kemi qasje në zbulimet e fundit teknologjike dhe studentët kanë mundësi të inkuadrohen në këto projekte duke ndihmuar në krijim ose për të testuar produkte të reja teknologjike. 

Tema: Teknologjitë në Zhvillim - TIK: Eksploroni tendenca të tilla si Inteligjenca Artificiale, Interneti i Gjërave (IoT), Blockchain, Realiteti i Shtuar (AR), Realiteti Virtual (VR) dhe ndikimi i tyre në industri të ndryshme.

 (Datë: 22 Mars 2024 / Ora: 10:00 –11:00);

Konfirmo pjesëmarrjen në këtë link: https://shorturl.at/jkyY5

Vendi: Qendra për Zhvillim të Karrierës - Universiteti i Prishtinës ”Hasan Prishtina“
Adresa: Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani“,
Kati I, 10.000, Prishtinë, Kosov

Panelistët: 
Znj. Cuca Peci nga Cacttus Education

Z. Veton Xhelili nga Cacttus Education

***

Afati i fundit për aplikim: 21 Mars 2024


Ju mirëpresim!