“Njihuni me Bleonën, studentja më e re e programit Erasmus Mundus IMETE 2023-2025.”

06 Qershor 2023
SHARE

Bleona Kuleta, një vajzë 22 vjeçare nga qyteti i Prishtinës, qysh në fëmijëri kishte ëndërr ti shërbente njerëzimit në një mënyrë të veçantë dhe vendosi që ta bëjë atë duke mbrojtur dhuratën më të çmuar dhe unike që njerëzimi ka pasur ndonjëherë – Planetin Tokë. Për të realizuar ëndrrën e saj ajo filloi studimet në programin e Inxhinierisë së Ambientit, në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit pranë Universitetit të Prishtinës. Bleona diplomoi në programin e studimeve BSc Inxhinieri e Ambientit, në Dhjetor të viti 2022 duke i’u mundësuar të vazhdonte studimet master  me bursë të plotë në programin IMETE – International Masters in Environmental Technologies and Engineering, pjesë e sistemit Erasmus Mundus Joint Master’s Degree që zhvillohet në 3 Universitete: Universitetin e Kimisë dhe Teknologjisë në Pragë të Çekisë, HEI Delft Institute for Water Education në Holandë dhe në Gent University në Belgjikë. Bleona është studentja e dytë që ishte pjesë e programit të studimeve në Inxhinierinë e Ambientit në kuadër të FIN dhe që fiton bursën për të qenë pjesë e programit të studimit Master.