Elita Ferati - Studente në Fakultetin e Ndërtimtarisë në UP si studente për një semestër në Universitetin e Trentos në Itali

24 Mars 2023
SHARE

Sharing is caring 🙂
Elita Ferati- "Studente në Fakultetin e Ndërtimtarisë në UP"
Universiteti i Prishtinës përmes programit Erasmus + mua bashkë me shokë e shoqe na dha mundësinë unike të të qenit të pavarur kudo në botë.
Si studente për një semestër në vitin akademik 2022/23 në Universitetin e Trentos në Itali në Departamentin e Inxhinierisë së Ndërtimit, të Ambientit dhe Mekanikës kam kuptuar sa i rëndësishëm është motivimi dhe përkrahja për gjeneratat e ardhshme.
Unë, Elita, çikë e re nga Kosova, jam falënderuese ndaj secilit “shkak” që më bëri të jem këtu sot, duke shijuar detajet unike të arkitekturës italiane, si dhe duke marrë dhuratën më të mirë të moshës, përvojën e veçantë të universiteteve evropiane në kuadër të këtij programi.
Ju inkurajoj që të ëndërroni dhe të punoni për t’i realizuar ëndrrat tuaja, sepse Universiteti i Prishtinës ofron mundësi të shumta për tu zhvilluar profesionalisht.