

Në takimin e përbashkët të dy Fakulteteve të Universitetit Politeknik të Tiranës dhe Universitetit të Prishtinës, të organizuar më 20 janar 2025, u diskutuan çështje të rëndësishme institucionale dhe u shqyrtuan mundësitë për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve.
Përfundimet kryesore të takimit lidhur me Konferencën Ndërkombëtare ICCE 2025 përfshijnë:
- Data dhe vendndodhja: ICCE 2025 do të mbahet nga data 16 deri më 18 tetor 2025 në ambientet e Fakultetit të Inxhinierisë në Universitetin e Prishtinës (FIN, UP) duke filluar regjistrimin e pjesëmarrësve nga data 15 tetor.
- Afatet kohore: U përcaktuan afatet për:
- Dorëzimin dhe vlerësimin e abstrakteve.
- Dorëzimin dhe vlerësimin e punimeve shkencore.
- Struktura organizative e konferencës: U caktuan trupat përgjegjës si:
- Komiteti Këshillues.
- Komiteti Organizativ.
- Komisioni Shkencor.
- Sekretariati dhe strukturat mbështetëse të tjera.
- Kumtuesit në konferencë, të cilët do të jenë së paku 10.
Prioritetet e bashkëpunimit ndërinstitucional, të përcaktuara në nivel departamenteve, përfshijnë:
- Thellimin e bashkëpunimit në fushat e hulumtimeve shkencore.
- Hartimin e projekteve të përbashkëta specifike.
- Shkëmbimin reciprok të leksioneve.
- Programet e studimeve.
Këto përfundime pasqyrojnë angazhimin e përbashkët për të forcuar lidhjet akademike dhe për të promovuar shkencën dhe edukimin në nivel ndërkombëtar.
